Lushtaku ndjek nga afër ndeshjen e ekipit kosovar në Gjermani, pranon dhuratë një top

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, shikoi nga afër ndeshjen futbollistike mes Kosova Regensburg dhe Beilngries në Gjermani.

Lushtaku u shpreh i lumtur me arritjet e shqiptarëve, siç tha ai, në të gjitha fushat e sidomos në sport.

“Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë. Ata po na bëjnë krenarë çdo ditë me arritjet e tyre”.

“FC Kosova Regensburg është në vendin e parë në ligën ku garon dhe shpejt do të avancojë në një ligë më lartë”, është shprehur Lushtaku.

Lushtakut iu bë dhuratë një top me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve të Kosova Regensburgut.

Go to TOP