Fustanin me flamurin shqiptar, Rita Ora gati për koncertin në Tiranë

Rita Ora pritet të hap koncertin e paralajmëruar në Tiranë.
Pak minuta na ndajnë nga performanca e saj, dhe dukjen e këngëtares e ka zbuluar Valdrin Sahiti.

Veshur me një fustan me simbole kombëtare identik sikur flamuri shqiptar, Rita është gati për koncertin falas që do e jap sonte.

Rita ka dy ditë që po qëndron në Tiranë, ku ka vizituar vende të ndryshme gjatë kësaj kohe.

Ajo në konferencën e mbajtur për media ka treguar se viti 2023 do ta gjejë me album të ri si dhe me rol në një film për të cilin nuk dha detaje.

Go to TOP