​Komuna e Gjakovës thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19

Komuna e Gjakovës u ka bërë sot thirrje qytetarëve të saj që të respektojnë masat parandaluese antiCOVID-19 dhe të vaksinohen si alternativë e vetme për mposhtjen e koronavirusit.

Në një komunikatë në Facebook thuhet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të rasteve të infektimit me COVID-19 dhe si rrjedhojë e kësaj është rritur edhe mundësia që jeta e shumë bashkëqytetarëve të rrezikohet deri në maksimum.

“Prandaj, në mënyrë që kjo valë e pandemisë të kalojë me sa më pak pasoja, ju lusim që të respektoni të gjitha masat parandaluese dhe njëkohësisht të vaksinoheni, si alternativë e vetme për ta tejkaluar dhe për ta mposhtur virusin. Bëjeni këtë për veten tuaj, për familjarët por edhe për të gjithë bashkëqytetarët tuaj”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP