​Komisioni për Buxhet miraton raportin me amendamente për buxhetin 2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka votuar raportin me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se të gjitha komisionet përkatëse kanë konstatua se buxheti i plotëson kushte dhe si i tillë mund të dërgohet në Kryesi të Kuvendit.

“Komisioni për Integrim e ka shqyrtuar Projektligjin dhe ka vlerësuat është në rregull me legjislacionin e BE-së”.

“Komisioni për të Drejta, Interesat dhe Kthim të Komuniteteve ka vlerësuat se amendamentet nuk prekin të drejtat e komuniteteve”.

Gjatë së hënës buxheti është miratuar në Komisionin për Legjislacion dhe atë për të Drejta, Interesat dhe Kthim të Komuniteteve”.

Go to TOP