​Betohet kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, thotë se do t’i mbajë premtimet që i ka dhënë qytetarëve

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka mbajtur mbledhjen inauguruese në të cilën është betuar kryetari Ferit Idrizi, si dhe anëtarët e rinj të kuvendit. Idrizi është betuar se për katër vitet e ardhshme se do t’ i kryejë punët e tij me nder dhe në pajtim me ligjin.

“Betohem soleminisht se do t’i kryej detyrat e mija me nderë dhe do t’i ushtrojë kompetencat e mija si kryetar i komunës së Vushtrrisë me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në mënyrë që t’i sigurojë kushtet për një jetë të qetë për të gjith딑 ka thënë ai.

Ai shtoi se pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve qytetarët e Vushtrrisë e kanë zgjedhur për sinqeritetim dhe paanësinë e tij.

Ideizi tha se do t’i mbajë të gjitha premtimet e dhëna, si dhe ftoi anëtarët e kuvendit ta bëjnë një gjë të tillë.

“Bashkërisht do t’i trajtojmë të gjitha politikat e komunës të gjitha projektet edhe për çka ju kemi premtu qytetarëve. Pritjet e qytetarëve janë të bazuara në premtimet tona, prandaj unë do t’i mbajë ato premtime që i kam dhënë para qytetarëve dhe kërkojë që edhe ju t’i mbani premtimet që i keni dhënë para qytetarëve”, ka potencuar Idrizi.

Ferit Idrizi në këtë komunë ka fituar me 53.13% të votave.

Go to TOP