Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Caritas Kosova dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë-ZKM

Caritas Kosova, përmes projekteve ACTIVE 2 dhe CORDIAL, ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit me Zyrën për Qeverisje të Mirë të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Memorandumin e nënshkruan Drejtori Ekzekutiv i Caritas Kosova, z. Alfred Pjetri, dhe Drejtori i ZQM-së, z. Habit Hajredini.

Ky partneritet synon të forcojë bashkëpunimin institucional dhe të promovojë përdorimin e Gjuhës së lehtë (Plain Language) në komunikimin publik, duke rritur qasjen e qytetarëve, veçanërisht personave me aftësi të kufizuara në informata dhe procese vendimmarrëse.

Memorandumi parasheh:

  • Zhvillimin e standardeve për komunikim të qasshëm;
  • Trajnime dhe aktivitete vetëdijesuese për institucionet publike dhe Organizata të Shoqërisë Civile;
  • Bashkëpunim të përbashkët në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara;
  • Mbështetje për Grupin Punues për Avokim dhe për përfshirje më të gjerë shoqërore.

Ky hap shënon një moment të rëndësishëm drejt ndërtimit të institucioneve më të qasshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente në Kosovë.

Go to TOP