Kosova

​8 muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, institucionet ende pa përgjigje rreth fatit të tij

Megjithëse kanë kaluar 8 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi, familja akoma nuk ka një përgjigje për vendndodhjen ose fatin e tij.

Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi me datën 8 prill 2021 është parë në Novobërde dhe nga aty me asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Familjaret të dëshpëruar në institucione kanë deklaruar që edhe pas shumë kontakteve me prokurorë të rastit akoma nuk kanë një përgjigje se ku gjendet familjari i tyre.

Sipas tyre, përgjigjet janë të njëjta nga ana e prokurorisë se janë duke ndërmarrë veprime por që këto, sipas tyre, më shumë po mbesin vetëm si deklarata për të arsyetuar mos punën e tyre.

“Rasti nga fillimi është neglizhuar nga ta dhe tani përkundër faktit që një person bazuar në prova e kanë në paraburgim as nga ai nuk kanë arritur të nxjerrin asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me fatin e familjarit tonë”, deklaroi i vëllai i Bedriut, Vedat Rexhepi.

Shfaq më shumë