Zbulohet se kush do të kujdeset për qentë e Mbretëreshës
Princi Andrew dhe ish-gruaja e tij do të marrin përsipër të kujdesen për qentë e Mbretëreshës, Elizabeta II, pas vdekjes së saj.
Mbretëresha zotëronte më shumë se 30 qenë gjatë mbretërimit të saj dhe ishte e njohur për dashurinë e saj për kafshët, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Çifti i saj i fundit, Muick dhe Sandy, iu dhanë asaj nga Duka i Jorkut vitin e kaluar.
Një zëdhënës i Andrew dhe Sarah, Dukeshës së Jorkut, konfirmoi se ata do të kujdesen për qentë.
