Zyrtare: Lingard lojtar i Nottingham Forest
Nottingham do të përforcohen me Lingard.
Skuadra e promovuar në Premier League, Nottingham Forest do të përforcohet me shërbimet e Jesse Lingard.
David Ornstein raporton për një marrëveshje të arritur mes Lingard dhe Nottingham, dhe kjo konfirmohet edhe nga vet lojtari që bëri një postim në ‘Twitter’.
Lojtari do të fitojë 200 mijë funte për javë, në një kontratë njëvjeçare me skuadrën e re.
Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Lingard për këtë lëvizje.
