Zyrtari ukrainas: Rreh 29 mijë të evakuuar nga qytetet të martën
Rreth 29 mijë njerëz kanë arritur të largohen nga qytetet e rrethuara ukrainase, përmes korridoreve humanitare të martën, ka thënë një këshilltar i Presidencës ukrainase.
Disa civilë kanë arritur të largohen me makina private edhe nga qyteti i Mariupolit.
Autoritetet lokale të qytetit kanë thënë se forcat ruse janë duke parandaluar autobusët nga evakuimi i civilëve nga qyteti, i cili po bombardohet nga rusët.
Në qytetin verilindor Sumi, Kryqi i Kuq ka thënë se ka qenë në gjendje të evakuojë mijëra civilë në 100 autobusë.
