Zyrtari i MMPHI-së shoqërohet në Polici
Zyrtari i MMPHI-së me inicilaet I.B nga objekti ku punon është shoqëruar në Polici për procedura të mëtutjeshme.
Prokuroria konfirmon se dy persona dyshohen për keqpërdorim detyre në MMPHI
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka konfirmuar për RTK se sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI dhe për këtë janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Policia aksion në Ministrinë e udhëhequr nga Liburn Aliu
Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Merret vesh se hetimet po kryhen nga njësiti kundër krimeve ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
Krahas bastisjes në Ministri është bastisur edhe shtëpia e zyrtarit të kësaj ministrie me inicialet I.B
Ende nuk dihet për dyshimet e ngritura dhe arsyeja e zhvillimit të aksionit brenda hapësirave të ministrisë.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në “Pallatin e Rinisë” ku u arrestuan dy persona nënë dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
