Zyrtare: Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Serbisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik formacionin me të cilin Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Përzgjedhësi Sylvinho ka zgjedhur të startojë me Thomas Strakoshën në portë, ndërsa katërshen e mbrojtjes e përbëjnë Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.

Në mesfushë luajnë Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Arbër Shehu, ndërsa repartit të sulmit i janë besuar Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Serbisë:

Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë fillon në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit.


Go to TOP