Zyrtare: Pogba largohet nga Manchester Unitedi

Manchester Unitedi ka konfirmuar largimin e mesfushorit Paul Pogba, i cili ka përfunduar kontratën e tij dhe nuk kanë arritur marrëveshje rinovimi.

Klubi anglez nga Old Trafford ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ylli francez do të largohet në fund të këtij muaji.

“Klubi mund të njoftojë se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të qershorit, pas skadimit të kontratës”.

“Të gjithë në klub dëshirojnë ta urojnë Paul për karrierën e tij të suksesshme dhe ta falënderojnë për kontributin e tij në Manchester United. I urojmë të gjitha të mirat për hapat e ardhshëm në një rrugëtim të mrekullueshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, francezi ka gëzuar një lidhje të gjatë me Unitedin, pasi iu bashkua Akademisë së klubit nga Le Havre në moshën vetëm 16-vjeçare.

Pogba përparoi shpejt nëpër rangje, fillimisht duke impresionuar te U-18 dhe më pas duke u ngjitur me shpejtësi drejt ekipit të rezervave.

Sezonin pasardhës, atij iu dha një debutim në ekipin e parë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, në një fitore 3-0 të Kupës së Ligës në udhëtim te Leeds United.

Por në verën e vitit 2012, për shkak të konkurrencës së fortë për vend në mesfushën e Unitedit, Pogba iu bashkua gjigantëve italianë Juventus.

Ai shpejt u bë një lojtar i suksesshëm në Piemonte, duke ndihmuar Zonjën e Vjetër të ngriste katër tituj radhazi të Serie A dhe disa Coppa Italia.

Sidoqoftë, në vitin 2016, ai mori vendimin emocional për t’u rikthyer në Old Trafford, në një përpjekje për të vazhduar karrierën e sapolindur të Unitedit që kishte filluar në atë sezon të rëndësishëm të 2011/12.

Megjithatë, pas gjashtë viteve plot ulje-ngritje, Pogba vendos të mos rinovojë me Djajtë e Kuq dhe nga fundi i qershorit është lojtar i lirë.

Pogba pëlqehet shumë nga Paris Saint-Germain dhe Real Madridi, por ish-skuadra e tij, Juventusi, thuhet se është favorit për transferimin e tij.

Go to TOP