Zyrtare: Kai Havertz nënshkruan me Arsenalin
Arsenali ka konfirmuar blerjen e Kai Havertz për 70 milionë euro plus bonuse nga Chelsea, me gjermanin që ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Topçinjtë.
Havertz e nisi karrierën te Bayer Leverkusen, ku nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në vitin 2016.
Gjatë katër viteve të tij në Bayer Leverkusen, Havertz bëri 150 paraqitje, duke shënuar 46 gola dhe duke asistuar 31 herë.
