Zvicra e nis mbarë Botërorin, Xhaka dhe Shaqiri protagonsit në triumfin kundër Kamerunit

Zvicra mundi Kamerunin në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës me rezultat 1-0 dhe goli i vetëm me vlerë tre pikë u shënua në pjesën e dytë.

Pas 10 minutave lojë erdhi edhe rasti i parë real kur Mbeumo gjuajti nga e majta në mënyrë të pjerrët, fuqishëm, por saktë drejt portierit të Zvicrës Sommer të pozicionuar në mënyrë perfekte. Më pas topi u kthye te Ekambi i cili gjuajti mbi portë.
Në minutën e 30’ kamerunasit pat një tjetër rast të mirë për të shënuar. Pas një aksioni të shkëlqyer në krahun e djathtë, Hongla i afrohet zonës dhe godet portën, por Sommer bëri një pritje të shkëlqyer dhe shpëtoi sërish skuadrën e tij, dhe pesë minuta më vonë Mbeumo depërtoi në krahun e djathtë dhe kaloi në zonë, por Widmer e goditi topin para Ekambit në momentin e fundit. Me rezultatin 0-0 u mbyll dhe pjesa e parë.

Në minutën e tretë të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 48-të, Zvicra kaloi në epërsi. Xhaka pason bukur për Shaqirin në të djathtë, i cili i afrohet zonës dhe pason për Embolo-n që nga gjashtë metra godet drejt e në portë. Gjithashtu duhet thënë se sulmuesi 25 vjeçar nuk e ka festuar golin pasi ka lindur në Kamerun.

According to Ronaldo; I was crying and happy at the same time…😭😂#embolo #Qatar2022 #WorldcupQatar2022 pic.twitter.com/dzj4FpAJXd

— RAVEN🐍🌱🇳🇬🇮🇹 (@smuuvofficial) November 24, 2022
Kameruni mund të barazonte në minutën e 57-të kur Choupo-Moting doli i vetëm përballë Sommer në të djathtë, por portieri brilant zviceran ndaloi goditjen e tij. Zvicra mund ta kishte zgjidhur çështjen e fituesit në minutën e 66-të, por gjuajtja e Vargas u prit nga Onan.

Zvicra deri në fund të ndeshjes e uli ritmin e lojës dhe mbajti avantazhin që kishte fituar dhe në fund arriti fitoren dhe mori tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën për një nga dy vendet e para që çon në raundin e 1/8-tave.

Në ndeshjen e dytë të këtij grupi, sonte nga ora 20:00 takohen kombëtaret e Brazilit dhe Serbisë.

Go to TOP