Zulfaj për Petkoviqin: Lideri i tij i shërbeu Millosheviqit si ministër i propaganës

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar drejtorit të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili dje e cilësoi një kryetar komune të Kosovës si “Gauleiter” (Emër i një guvernatori provincial në Gjermani nën Hitlerin).

“Petar Petkoviq sot e cilësoi një kryetar komune të Kosovës si “Gauleiter”. Është fyese dhe thellësisht injorante të krahasosh një kryetar komune të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të njohura nga QUINT, me një udhëheqës rajonal të epokës naziste. Ky krahasim nuk është thjesht një sharje; pasqyron gjithashtu paturpësinë e Petkoviqit dhe zbulon mentalitetin e tij”, shkroi Zulfaj në X.

Zulfaj tha se “nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se Petkoviq është anëtar i një partie politike, lideri i së cilës shërbeu si ministër i propagandës gjatë regjimit të Millosheviqit, i cili kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Bosnje dhe Kosovë”.

Go to TOP