Zulfaj: Nga mosheqja e masave ndaj Kosovës, BE humb kredibilitetin e saj

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, ia ka kundërpërgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka theksuar se për heqjen e masave ndëshkuese BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.

“Z.Stano e ka mirë që Qeveria e Kosovës, nuk vendos për heqjen e masave, por zoti. Stano siç ka arritur t’i vendosë do të duhej ta gjejë mënyrën për t’i hequr, sepse humbet kreditbiliteti i Bashkimit Evropian. Për çka janë ato masa. Nëse Z.Stanio mund ta arsyetojë vendimin, por nëse s’mundet ai duhet të gjejë shpjegimet përse nuk po mund t’i heq”, tha ai për Info Plus në RTK. Sipas tij, nuk ka arsyeje që ato masa të jenë.

Zulfaj: Për dialogun diskutohet në Bruksel dhe jo në Strasburg

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, sot në Info Plus në RTK, ka folur për zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ecuritë që kanë të bëjnë më anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gjithçka që ka të bëjë me dialogun në Bruksel, duhet ta diskutojmë në Bruksel dhe jo në Strasburg. Në Strasburg është Këshilli i Evropës, negociatat nuk kanë ndodhur asnjëherë në Strasburg, dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe është gabim të mendohet që të dërgohet atje”, tha  Zulfaj.

Ai tha se qëndrimi është shumë i qartë se nuk duhet të përzihen Brukseli me Strasburgun. Sipas tij, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që janë kanë të parapara për KiE. Ai citoi edhe përpiluesen e raportit për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, deputeten greke, Dora Bakoyannis, e cila tha se asnjë kandidati nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në organizatë.

Zulfaj tha se jo gjithçka është e lidhur me dialogut dhe tendenca për të vlerësuar ashtu, është gabim.

Go to TOP