Zubin Potok: Vëren patrullën e policisë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur me armë në dorë

Një person në Zubin Potok sapo ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur ku dyshohet të kishte në dorë një AK-47.

Ndërkaq policia ka konfiskuar veturën, ndërsa rasti është ende nën hetim.

“Policia gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore, i dyshuari në momentin që ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur dyshohet të kishte në dorë një AK-47. Vetura në fjalë është konfiskuar, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP