Zogaj zhvillon dëgjim publik për projektin e fasadimit të ndërtesave në hyrje të Prishtinës
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, sot organizoi një dëgjim publik me qytetarët lidhur me projektin e fasadimit të ndërtesës në hyrje të qytetit, afër rrethrrotullimit.
Ky projekt është ndër prioritetet kryesore të komunës për të përmirësuar pamjen dhe funksionalitetin urban, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në estetikën dhe cilësinë e jetës në qytet.
Zogaj falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe sugjerimet e tyre, duke theksuar se zëri i tyre është i rëndësishëm për krijimin e një Prishtine moderne dhe funksionale.
Ai nënvizoi se bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve do të sjellë rezultate që do të jenë krenari për të gjithë. /Kosova.info/
Prev Post
Braga mposhtet në shtëpi nga Bodo/Glimt
