Zogaj viziton Shkollën e Gjelbër të Prishtinës, nxit arsimin gjithëditor dhe ushqimin e shëndetshëm për fëmijët
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, së bashku me drejtoreshën e arsimit, Jehona Lushaku Sadriu, vizituan Shkollën e Gjelbër të Prishtinës për të parë nga afër qasjen inovative të arsimit gjithëditor që po zbatohet aty.
Ai tha se, ky model i ri mësimi synon të ofrojë më shumë mundësi për zhvillimin e aftësive të nxënësve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ardhshme.
Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shijojnë edhe ushqimin e shëndetshëm që i servohet fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e një baze të fortë për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. /Kosova.info/