Zogaj: Rruga “Nekibe Kelmendi” hapet për qarkullim

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, njoftoi sot për shenjëzimin dhe hapjen për qarkullim të rrugës “Nekibe Kelmendi,” një projekt i ri rrugor që lehtëson ndjeshëm lëvizjen në këtë zonë.

Zogaj përgëzoi kompaninë ndërtuese për punën e shkëlqyer dhe theksoi se kjo rrugë përmbush standarde të larta që duhet ndjekur në të ardhmen.

“Urime banorëve dhe të gjithë qytetarëve të Prishtinës,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e emrit të rrugës, në nder të juristes dhe veprimtares së shquar, Nekibe Kelmendi. /Kosova.info/


Go to TOP