Zogaj: Nis aksioni për heqjen e veturave të braktisura në Prishtinë

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar fillimin e aksionit për heqjen e veturave të braktisura në qytet, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mjedisit urban dhe lirimit të hapësirave publike.

Zogaj ftoi qytetarët të bashkëpunojnë duke njoftuar autoritetet për çdo veturë të braktisur në lagjet e tyre, duke kontaktuar Drejtorinë e Inspekcionit.

Kjo iniciativë synon të kontribuojë në një qytet më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë. /Kosova.info/

Go to TOP