Zogaj inspekton punimet në Lagjen e Muhaxhirëve: përmirësim i infrastrukturës rrugore për banorët
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka zhvilluar një vizitë në Lagjen e Muhaxhirëve për të inspektuar nga afër punimet në infrastrukturën rrugore të zonës.
Ai deklaroi se ky projekt synon krijimin e rrugëve më të sigurta dhe funksionale për banorët, duke adresuar shqetësimet e tyre të kahershme për gjendjen e rënduar të rrugëve.
“Projekti përfshin përmirësime të rëndësishme për ta bërë zonën më të qasshme dhe më të përshtatshme për jetesë”, ka shkruar Zogaj. /Kosova.info/