Zogaj: 300 pemë të reja për gjelbërimin e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar për një projekt të rëndësishëm për përmirësimin e ambientit në lagjen “Bregu i Diellit”.

“Në bashkëpunim me “Raiffeisen Bank”, u mbollën rreth 300 pemë, duke kontribuuar në rritjen e gjelbërimit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në këtë zonë. Ky projekt synon ta bëjë lagjen më të bukur dhe më të shëndetshme për banorët”, ka shkruar ai.

Zogaj falënderoi “Raiffeisen Bank” për mbështetjen dhe theksoi rëndësinë e nismave të tilla për një Prishtinë më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. /Kosova.info/

Go to TOP