Zjarrfikësit shpëtojnë gruan nga Podujeva që ra në pusetën 16 metrash
Rreth mesditës një grua nga Llausha e Podujevës ka rënë aksidentalisht në një pusetë, e cila ishte e thellë rreth 16 metra, por e mbushur me ujë rreth 10 metra.
Gruaja që ishte e moshës 60 vjeçare u nxjerr nga puseta e gjallë dhe pa lëndime trupore.
Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se rënia ka ndodhur aksidentalisht dhe nuk ka pasur ndonjë motiv tjetër.
Zjarrfikësit kanë treguar se i kanë mjetet adekuate për situata te tilla dhe kane arritur që me sukses ta nxjerrin 60 vjeçaren, njofton Klankosova.tv.
Ibush Salihu, Zjarrfikës në Podujevë ka treguan metodën që e kanë përdorur për ta nxjerrë gruan nga puseta.
“Metoda profesionale që zbatohet në këso situata është që ne shkojmë me kamion me ujë, sepse bunari ka qenë 6 metra pa ujë, e mushim me ujë pusin, kur të vjen uji në nivelin e barabartë me tokë, paralel duhet me qenë dikush me personin që është aty edhe kur vjen afër e nxjerrim. Me këtë metodë vështirësitë janë më të vogla”, tha ai.
Ndërkaq, policia ka njoftuar se rasti po trajtohet dhe se familjarët janë intervistuar.