Zjarrfikësit e Istogut ia shpëtojnë shtëpinë nga zjarri Bekë Berishës

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e Istogut ia kanë shpëtuar nga zjarri sot gjatë ditës shtëpinë.

Ai ka falënderuar zjarrfikësit për angazhimin e tyre të sotëm dhe të përditshëm, derisa ka falënderuar edhe bashkëfshatarët që kanë ndihmuar.

“Faleminderit për zjarrfikesit e Istogut te cilët shpëtuan shtëpinë time nga zjarri sot, Faleminderit për angazhimin tuaj të përditshëm. Falenderoj perzemersisht bashkëfshatarët e mi që u aktivizuan shpejtë gjithashtu! Mirënjohës gjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook, ku edhe ka bashkangjitur një video ku shihet se si është lokalizuar zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

Go to TOP