Zjarret e përjetshme të Rumanisë

Zjarret e gazit të egër që janë djegur për mijëra vjet, ende shfaqen tek-tuk në pyje dhe kodra të izoluara në lindje të Rumanisë. /rel/

Këto janë zjarret e gazit të egër në Turca, një fshat në qarkun Buzau të Rumanisë.  
Këto janë zjarret e gazit të egër në Turca, një fshat në qarkun Buzau të Rumanisë.
 
Zjarret në Turca janë vetëm disa nga shumë të tilla që ushqehen prej rrjedhjeve nga depozitat e gazit natyror nën këto kodra, në verilindje të Bukureshtit, dhe që digjen në mënyrë spontane.
Zjarret në Turca janë vetëm disa nga shumë të tilla që ushqehen prej rrjedhjeve nga depozitat e gazit natyror nën këto kodra, në verilindje të Bukureshtit, dhe që digjen në mënyrë spontane.
Në një pyll pranë fshatit Lopatari, po ashtu në qarkun Buzau, digjen zjarre për të cilat vendasit thonë se janë ndezur herë pas here për rreth 2000 vjet.  
Në një pyll pranë fshatit Lopatari, po ashtu në qarkun Buzau, digjen zjarre për të cilat vendasit thonë se janë ndezur herë pas here për rreth 2000 vjet.
 
Zjarret në një pyll pranë Lopatarit. Ion Zota, ish-kryetar i Komunës së Lopatarit, i tha Radios Evropa e Lirë se regjistrimi i parë i zjarreve të gjalla të Buzaut është bërë nga një vëzhgues i luftërave daciane, në fillim të shekullit të dytë. Por, zjarret u vunë re edhe nga pushtuesit gjatë një konflikti të mëvonshëm.
Zjarret në një pyll pranë Lopatarit.

Ion Zota, ish-kryetar i Komunës së Lopatarit, i tha Radios Evropa e Lirë se regjistrimi i parë i zjarreve të gjalla të Buzaut është bërë nga një vëzhgues i luftërave daciane, në fillim të shekullit të dytë. Por, zjarret u vunë re edhe nga pushtuesit gjatë një konflikti të mëvonshëm.
Flakët e gazit shpërthejnë brenda një shkëmbi në një pyll pranë Lopatarit. Zota, i cili tani drejton një muze të vogël kushtuar qarkut Buzau, tha se gjatë Luftës së Dytë Botërore, "ishte vendosur të zhvillohej një betejë e madhe midis trupave sovjetike dhe atyre gjermane në Lopatari. " Ajo betejë nuk u zhvillua kurrë, por sot disa pasardhës gjermanë të trupave naziste vijnë në rajon për të kërkuar flakët e egra, "sepse paraardhësit e tyre ua kishin përmendur këtë zjarr të pashueshëm", tha Zota.  
Flakët e gazit shpërthejnë brenda një shkëmbi në një pyll pranë Lopatarit.

Zota, i cili tani drejton një muze të vogël kushtuar qarkut Buzau, tha se gjatë Luftës së Dytë Botërore, “ishte vendosur të zhvillohej një betejë e madhe midis trupave sovjetike dhe atyre gjermane në Lopatari.

“Ajo betejë nuk u zhvillua kurrë, por sot disa pasardhës gjermanë të trupave naziste vijnë në rajon për të kërkuar flakët e egra, “sepse paraardhësit e tyre ua kishin përmendur këtë zjarr të pashueshëm”, tha Zota.
 
Zjarret e gazit burojnë nga toka në periferi të Andreiasu de Jos në qarkun Vrancea të Rumanisë. Disa mite kërkojnë të shpjegojnë fenomenin e çuditshëm, duke përfshirë një hero vendas që pret kokat e një dragoi me shumë kokë, që nxjerrin zjarr nga gojët.  
Zjarret e gazit burojnë nga toka në periferi të Andreiasu de Jos në qarkun Vrancea të Rumanisë.

Disa mite kërkojnë të shpjegojnë fenomenin e çuditshëm, duke përfshirë një hero vendas që pret kokat e një dragoi me shumë kokë, që nxjerrin zjarr nga gojët.
 
Zjarret e gazit natyror pranë Turçës Një tjetër mit se si u shfaqën zjarret e çuditshme flet për një grup vajzash që u ndoqën nga hajdutët. Derisa vajzat iknin, toka u hap poshtë hajdutëve, duke i përpirë ata drejt e në ferr dhe para se të mbylleshin çarjet, linin flakë që regëtinin nga ferri.  
Zjarret e gazit natyror pranë Turçës

Një tjetër mit se si u shfaqën zjarret e çuditshme flet për një grup vajzash që u ndoqën nga hajdutët. Derisa vajzat iknin, toka u hap poshtë hajdutëve, duke i përpirë ata drejt e në ferr dhe para se të mbylleshin çarjet, linin flakë që regëtinin nga ferri.
 
Një pamje nga lart e zjarreve të gazit natyror (në një pjesë toke në qendër të fotografisë) pranë Turcas. Zota thotë se krahas disa zjarreve të njohura në këtë rajon të Rumanisë, ekzistojnë edhe shumë të tjera që vendasit i mbajnë për vete. “Zjarret e vogla shfaqen dhe zhduken sipas aktivitetit sizmik në zonë”, tha historiani për Radion Evropa e Lirë.
Një pamje nga lart e zjarreve të gazit natyror (në një pjesë toke në qendër të fotografisë) pranë Turcas.

Zota thotë se krahas disa zjarreve të njohura në këtë rajon të Rumanisë, ekzistojnë edhe shumë të tjera që vendasit i mbajnë për vete. “Zjarret e vogla shfaqen dhe zhduken sipas aktivitetit sizmik në zonë”, tha historiani për Radion Evropa e Lirë.
Një milingonë me gjatësi rreth 2 centimetra nga koka te bishti, kalon pranë zjarrit pranë Lopatarit. Disa popullata të milingonave kanë krijuar fole në tokën e ngrohur nga zjarret pranë Lopatarit. Insektet janë të ndryshme për nga përmasat, por përfshijnë disa milingona gjigante, si kjo e fotografuar, e cila ishte pothuajse aq e madhe sa një grerëz.  
Një milingonë me gjatësi rreth 2 centimetra nga koka te bishti, kalon pranë zjarrit pranë Lopatarit.

Disa popullata të milingonave kanë krijuar fole në tokën e ngrohur nga zjarret pranë Lopatarit. Insektet janë të ndryshme për nga përmasat, por përfshijnë disa milingona gjigante, si kjo e fotografuar, e cila ishte pothuajse aq e madhe sa një grerëz.
 
Flakët e gazit natyror në Andreiasu de Jos. Analiza e bërë e zjarreve në Andreiasu de Jos tregoi se gazi ishte kryesisht metan, por në atë vend rridhte edhe dioksidi i karbonit, si dhe gazi fisnik - heliumi.
Flakët e gazit natyror në Andreiasu de Jos.

Analiza e bërë e zjarreve në Andreiasu de Jos tregoi se gazi ishte kryesisht metan, por në atë vend rridhte edhe dioksidi i karbonit, si dhe gazi fisnik – heliumi.
Një formë e flakës është vendosur në hyrje të fshatit Andreiasu de Jos. Mediat lokale raportuan se në Andreiasu de Jos, ku qasja te zjarret e gjalla të Rumanisë është më e lehtë, vizitorët e flakëve ishin në rënie vitet e fundit. Një banor vendas shprehu shpresën se “mund të bëhet diçka për këtë zonë që ta ruajë emrin dhe atraktivitetin e dikurshëm”.  
Një formë e flakës është vendosur në hyrje të fshatit Andreiasu de Jos.

Mediat lokale raportuan se në Andreiasu de Jos, ku qasja te zjarret e gjalla të Rumanisë është më e lehtë, vizitorët e flakëve ishin në rënie vitet e fundit. Një banor vendas shprehu shpresën se “mund të bëhet diçka për këtë zonë që ta ruajë emrin dhe atraktivitetin e dikurshëm”.
Go to TOP