Zjarr në Skënderaj, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skënderajt, ku një zjarr i madh ka përfshirë disa objekte dhe mjete.

Sipas raportimeve të ankuesit, nga zjarri janë përfshirë stalla, shtëpia, një garazhe, një veturë, një traktor, disa pajisje pune si dhe disa lopë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia njofton se njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.


Go to TOP