Zjarr në një objekt në Zubin Potok, dyshohet për lidhje me kandidatin e Listës Serbe
Një zjarr ka përfshirë një objekt banimi në fshatin Uglar të komunës së Zubin Potokut në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, rreth orës 04:30.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, zjarri ka përfshirë një kat të një shtëpie e cila më herët kishte shërbyer si shtyp-shkronjë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuar zjarrin në kohë.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa është njoftuar eksperti i zjarreve për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm”.
Mediat kanë raportuar se objekti në fjalë dyshohet se i takon kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Milosh Peroviq.
