Zjarr në një objekt në Graçanicë, digjen dy vetura e mjete pune

Policia e Kosovës ka njoftuar për një zjarr që ka përfshirë një objekt afarist në Suhodoll të Graçanicës, ku si pasojë janë djegur dy vetura, dy makina pune, disa mjete dhe pajisje tjera ku  vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri vlerësohet të jetë e madhe.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Go to TOP