Zjarr në një fabrikë sfungjeri në Tiranë, dy të lënduar

Dy persona janë asfiksuar nga zjarri që ra në fabrikën e sfungjerëve, në rrugën “Misto Mame”, në Tiranë.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit, ndërkohë që dy shtetasit e dërguar në spital, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Go to TOP