Ziv ka uruar Kosovën për organizimin e shkëlqyer të kampionatit EU Open 2023 dhe xhudisten izraelit për fitimin e medaljes së argjendtë

Autor: Berzat Berzati

Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka uruar Kosovën për organizimin e shkëlqyer të Kampionatit Evropian të Xhudos Open 2023 në Prishtinë, dhe xhudisten e shtetit të Izraelit, Timna Nelson-Levy, për fitimin e medaljes së argjendtë, raporton Kosova.info

Ndryshe, Kampionati Evropian i Xhudos Open 2023 në Prishtinë është duke u zhvilluar për herë të parë në Republikën tonë. Në të cilën kampionja olimpike, Distria Krasniqi, u mposht nga garuesja izraelite Timna Nelson-Levy, e cila siguroi medaljen e argjendtë në gjysmëfinale.

Ambasadori Ziv ka uruar xhudisten Timna Nelson Levi medaljen argjendtë dhe ka falënderuar Kosovën për mikpritjen organizuar të gjithë garuesit.

“Xhudistja izraelite Timna Nelson-Levy fitoi medaljen e argjendtë në edicionin e parë të Kampionatit Evropian të Xhudos Open në Prishtinë 2023.
Në gjysmëfinale Timna mposhti Distrija Krasniqin, xhudisten më të mirë në botë në kategorinë deri në 52 kg.
Urime Ekipit dhe Kosovës për organizimin dhe mikpritjen e shkëlqyer për të gjithë sportistët!” tha Ziv në rrjetin social X (ish Twitter).

Listën e plotë mund ta gjeni KËTU.

Go to TOP