Zinedine Zidane zbulon të preferuarin e tij për ‘Topin e Artë’

Gjashtë javë para ceremonisë së “Topit të Artë”, gjithnjë e më shumë fytyra të futbollit botëror po zbulojnë të preferuarit e tyre për çmimin e famshëm individual.

Në një intervistë për mediat franceze, ishte radha e Zinedine Zidane për të zbuluar të zgjedhurin e tij,  i cili është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, me të cilin “ndau të njëjtën shtëpi” nga viti 2016 deri në 2021, kur ishte në krye të stolit të “Los Blancos”.

“Benzema meriton ta fitojë “Topin e Artë”. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, pata nderin e madh ta stërvisë. Bën gjithçka në fushë.  Shpresoj të shpërblehet me këtë çmim. Unë do t’i jepja atij Topin e Artë, ” tha Zidane për mikrofonin e “TF1”.

Image
Go to TOP