Zidane: Një ditë do të kthehem në Itali si trajner

Zinedine Zidane ka thënë se një ditë do të kthehet në Itali për të qenë trajner i një skuadre futbolli.

Francezi ka qenë pjesë e Juventus nga viti 1996 deri në vitin 2001. 

“Çdo gjë mund të ndodhë, për momentin jam duke bërë diçka tjetër, por jam i sigurt që do të rikthehem në stol, do të doja”, është shprehur ai. 

Zidane ka qenë i pranishëm në prezantimin e dokumentarit biografik për Marcello Lippin me titull ‘Tani fitoj unë’. 

Ai ka folur me respekt e admirim për trajnerin legjendar italian.

“Marcello Lippi ishte ai që më bëri të vij te Juventus, i pari që besoi në mua dhe më la të luaj. Nuk ishte e lehtë për të, unë vija nga Franca, gjithçka ishte ndryshe, por Lippi më bëri të bëhesha ai që u bëra më vonë”, ka thënë Zidane.

Go to TOP