Zidane kërkon dy nënshkrime të menjëhershme si pjesë e marrëveshjes së tij me PSG-në

Zinedine Zidane i lindur dhe i rritur në Marseille duket se është në prag të nënshkrimit për Paris Saint-Germain, pasi të gjitha zërat dhe faktet po shkojnë në këtë drejtim.

Sipas mediumit spanjoll El Chiringuito, Zidane është duke finalizuar një marrëveshje me PSG-në për t’u bërë menaxher i tyre përpara fillimit tӕ këtij sezoni.

Lajmi me siguri do të tingëllojë keq edhe për tifozët e Real Madrid, duke pasur parasysh betejat e fundit mes të dy klubeve, sidomos në rastin me Kylian Mbappe.

Lajmin e ka përcjellë edhe gazeta Sport, e cila thekson se negociatat kanë arritur edhe deri në planifikimin e sezonit.

Sipas gazetës katalunase, Zidane dëshiron që dy lojtarë të sillen në klub menjëherë si transferime të lira.

Megjithatë, njëri prej tyre mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë te Barcelona, ​​pasi Ousmane Dembele është në listën e trajnerit Zidane.

Tjetri është francezi Paul Pogba, i cili ishte i lidhur shpesh me Real Madridin gjatë kohës së Zidanes atje, por tashmë po flitet për një marrëveshje me Juventusin.

Ishte raportuar se drejtori i ri sportiv, Luis Campos, nuk ishte i prirur për të sjellë Dembele në klub, por as Zidane nuk është zgjedhja e tij e parë për menaxher, duke preferuar Christophe Galtier.

Ditët e ardhshme pritet të jenë të nxehta në Paris. 

Go to TOP