Ziad para raportit për Kosovë në OKB diskuton me zyrtarët e Serbisë forcimin e paqes në rajon

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh u takua me bashkëbiseduesit kryesorë gjatë vizitës së saj në Beograd më 11 dhe 12 prill.

Ajo diskutoi një sërë çështjesh aktuale, si dhe raportin e ardhshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së përpara seancës së ardhshme të planifikuar të Këshillit të Sigurimit për UNMIK-un më vonë këtë muaj.

PSSP Ziadeh theksoi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve me mirëbesim për të gjetur zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Këto përfshinin përpjekjet që po ndërmerren për zgjidhjen e çështjeve të monedhës në zonat me shumicë serbe të Kosovës, perspektivat për zgjedhje të reja lokale në komunat veriore të Kosovës dhe hapat e nevojshëm drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

Diskutimet mbuluan gjithashtu një sërë çështjesh për forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal. 

PSSP Ziadeh u takua me kryeministrin në detyrë dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq. 

PSSP Ziadeh u takua gjithashtu me përfaqësues nga trupi diplomatik me bazë në Beograd. Ajo informoi për punën e vazhdueshme të UNMIK-ut për ndërtimin e besimit në Kosovë si dhe për planet e ardhshme në këtë fushë. /Kosova.info/

Go to TOP