Zhvillohen aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit janë zhvilluar disa aktivitete edhe në Vushtrri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se në shkollën fillore “’Ali Kelmendi” është zhvilluar një aktivitet ku të gjithë janë bashkuar për të theksuar rëndësinë e përfshirjes së çdo fëmije.
“Në shkollën fillore ‘Ali Kelmendi’ u organizua një aktivitet i veçantë, ku të gjithë nxënësit, prindërit, dhe stafi u bashkuan për të theksuar rëndësinë e pranisë dhe përfshirjes së çdo fëmije”, ka thënë Idrizi.
Ai ka thënë se ky aktivitet i’u ka dhënë mundësinë të shprehin solidaritetin dhe të rrisim ndërgjegjësimin për nevojat e fëmijëve që përballen me çrregullime të spektrit të autizmit. /Kosova.info/
