Zhvillime dramatike: Putin flet në telefon me Macronin, pasi e sanksionoi bota

Vladimir Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe i ka dhënë atij një shpjegim “shterrues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, thotë Kremlini.

Macron kërkoi thirrjen dhe ata ranë dakord të qëndronin në kontakt, njofton më tej Kremlini.

Macron thotë se ai kërkoi që Putini të ndërpresë operacionet ushtarake.

Presidenti francez është përpjekur të shmangë pushtimin rus në javët e fundit. Ai mbajti edhe bisedime me Putinin në Kremlin.


Go to TOP