Zhegrova të Marseille? Kjo është përgjigja e presidentit të Lille-s

Presidenti i Lille, Olivier Létang, ka reaguar pas lajmeve që lidhin yllin kosovar Edon Zhegrova me një transferim te Olympique Marseille.

Në një prononcim për mediat franceze, Létang u shpreh i habitur me spekulimet, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt nga klubi i Ligue 1.

“Rregulloret janë të qarta. Një lojtar nuk mund të flasë me një klub tjetër pa u kontaktuar së pari klubi i tij, dhe unë nuk jam kontaktuar nga Marseille,” deklaroi presidenti i Lille.

Zhegrova ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lille sezonin e kaluar, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Megjithatë, së paku për momentin, një marrëveshje me Marseille mbetet vetëm në nivel thashethemesh. 


Go to TOP