Zhegrova me një predhë të pandalshme, Kasami shënon për fitoren e Baselit

Edon Zhegrova ishte fantastik në ndeshjen e Ligës së Konferencës, të cilën Baseli e zhvilloi si mysafir i FC Kairat Almaty.

Anësori i Kosovës hyri në lojë në minutën e 64 të takimit dhe i mjaftuan pesë minuta që të shënonte.

Zhegrova e mori topin krijoi hapësirë nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa goditja e tij ishte e pandalshme (69’).

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1463919669086195715?s=20

Në listën e golashënuesve është regjistruar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami, i cili e ka shënuar golin e tretë për mysafirët.

Ai pranoi një top nga Tomas Tavares në qendër brenda zonës dhe e nguliti në rrjetë (73′).

Baseli e fitoi ndeshjen me përmbysje (3-2) falë futbollistëve shqiptarë, ndërsa luajti edhe Taulant Xhaka, i cili u inkuadrua në minutën e 88-të.

Go to TOP