Zhduket vajza, gjendet në banesë me dy meshkuj
Mbrëmë në Fushë Kosovë, është gjetur një vajzë e cila më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Ajo është lokalizuar në një banesë, ku ndodhej së bashku me dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë.
Menjëherë pas identifikimit të vendndodhjes, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar në stacionin policor vajzën si dhe të dy personat e përfshirë në rast.
Pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit kompetent, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërkohë që viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjekësor.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për motivin apo rrethanat që çuan në zhdukjen e vajzës.
