Zhduket një person në Turqi, raportohet rasti në Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka njoftuar për raportimin e një personi si të humbur.
“Me 24.02.2025 është raportuar se që nga data 05.02.2025 ka shkëputur kontaktet me viktimën mashkull i cili ndodhej në shtetin e Turqisë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore. /Kosova.info/
