Zhduket një grua në Prizren

Një grua nga Prizreni ka raportuar në Polici se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës bëri të ditur se është duke e hetuar rastin.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.’, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Kujtojmë se rastet ku personat po zhduken nuk janë të pakta në vendin tonë.

Tani e disa ditë një person tjetër nga Prishtina është zhdukur dhe familjarët po kërkojnë ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.

Go to TOP