Zgjerohet harta, zbulohet një tjetër rast i murtajës së derrit, reagojnë ekspertët

Disa raste të murtajës afrikane të derrave (PSA) janë zbuluar në Romë rreth 3 javë më parë.

Instituti Zooprofilaktik ka komunikuar një rast të ri pozitiv mbi një kufomë të derrit të egër, këtë herë në zonën Borgo Velino në provincën e Rietit.

Shërbimet veterinare të ASL kanë aktivizuar tashmë protokollet operative.Numri i rasteve të konfirmuara me murtajën e derrave deri më tani ka shkuar në 14.

Ky është rasti i parë jashtë zonës së kuqe, tha këshilltari për shëndetësi i Rajonit të Lacios, Alessio D’Amato.

Go to TOP