Zgjedhjet: Mungesa e punëtorëve teknik, ankohet drejtori i një shkolle në Lipjan
Në shkollën “Ismail Luma”, në Lipjan, drejtori Driton Sadiku, është ankuar për shkak të mungesës së punëtorëve teknik në procesin zgjedhor për mirëmbajtjen e këtij objekti.
Ai tha se rrjedha e votimeve po shkon mirë, në përjashtim të këtij fakti.
“Është qendra më e madhe në komunën e Lipjanit me mbi 9 mijë votues. Përgatitjet teknike janë kryer me kohë, gjithsej 10 vendvotime janë në këtë shkollë. Në përgjithësi rrjedha është duke shkuar mirë, në përjashtim që si menaxher i qendrës jam i vetmi person i ngarkum nga KQZ për procesin e mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve duke përjashtuar këtë herë punëtorët teknik që nuk janë përfshirë fare në manxhimin apo mirëmbajtjen e pjesës”, ka thënë ai për klan k.
