Bedri Hamza voton në Mitrovicë, bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Pas votimit, Hamza ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në procesin zgjedhor.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur për me dal me votu, me votu sipas bindjeve të tyre politike, në mënyrë të lirë, të qetë, demokratike. Është ditë e bukur për me e shfrytëzu këtë të drejtë, sepse sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Hamza.
