Berisha e denoncon në polici ministrin Krasniqi: Kam pamje, me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes
Veton Berisha e ka denoncuar në polici ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi për të cilin ka thënë se sot u ka bërë presion qytetarëve në një fshat të Pejës, me komunitet egjiptian.
Ai ka njoftuar se ka siguruar pamje, pas ankesave të qytetarëve.
“Kam marrë telefonata nga banorë të një fshati të Pejës, vendbanim me komunitet egjiptian. Ata më kanë tregu se në atë kohë është gjendur ministri në detyrë, Elbert Krasniqi me veturën zyrtare, me kryetarin e partisë së tij, dhe sigurimin personal.
Kam siguru pamje, dhe kjo sjellje dhe ky veprim është i papranueshëm. Prezenca e tij ka të bëjë me pengimin e daljes së njerzve me votu normalisht, presionin ,njerëzit më kane thënë se kanë frikë me dalë, i keni pamjet. Sigurimi dhe bodygardët e ministrit është e papranueshme të qëndrojnë në komunitetin tonë.
E denoncuam në polici, u hap rast”, ka thënë ai.
