Zëvendëspresidentja e MCC: Është koha e jashtëzakonshme për të punuar për energjinë e efiçencës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sektorit të energjisë në Kosovë po i japin drejtim të duhur.

Në konferencën me donatorë për subvencionet për efiçiencë të energjisë, ministrja tha se investimet e MCC në këtë drejtim janë të mirëseardhura, pasi kanë në fokus sektorin privat dhe konsumin e energjisë nga amvisëria.

Ndërsa, zëvendëspresidentja e MCC, Alicia Phillips Mandaville, tha se tani në periudhën e krizës globale energjetike është koha e jashtëzakonshme për të punuar për efiçencë të energjisë.

“Askush nuk ka pritur rritjen e energjisë rritjen e çmimeve. Askush nuk ka ndodhur që kjo të ndodh. Kur arrita u befasova sa ka shpenzimeve energjisë në sektorin e amvisërisë. Koha është e jashtëzakonshme që të bëhemi bashkë dhe të flasim çfarë kemi mësuar gjatë kësaj periudhë. Ka qenë kënaqësi që MCCC të punoj me Qeverinë e Kosovës me sistemin pilot për energjinë në amvisëri. Në mbar botën kemi pa se si funksionon dhe mendoj se Kosova është e gatshme që t’i përdor këto mësime. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunime me Kosovën”, tha ajo.

Nga ana tjetër, drejtori për energji në MFK, Burim Hashani tha se objektivat e këtij projekti të MCC-së, janë zvogëlimi i shfrytëzimit të energjisë elektrike, ruajtja e ambientit dhe zvogëlimi i faturave të energjisë.


Go to TOP