Zëvendëskryeministri sllovak: Jeta e Ficos nuk është më në rrezik, besoj se do të mbijetojë
“Isha shumë i tronditur… për fat, me sa di unë, operacioni shkoi mirë – dhe supozoj se do të mbijetojë, për momentin jeta e tij nuk është në rrezik”, tha Tomas Taraba.
Më tej ai tha se Fico është qëlluar “nga afër” dhe se një i moshuar ka qëlluar drejt tij.
“Ai u plagos rëndë – njëri plumb shkoi në stomak dhe tjetri në kyçin e dorës – ai u dërgua menjëherë në spital dhe më pas në operacion”, tha Taraba /Kosova.info/
