Zelensky thotë se kandidatura në BE ‘do ta afrojë fitoren e Ukrainës’ – falënderon Ursula von der Leyen, por nuk komenton veshjen e saj

Presidenti Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin “historik” të Komisionit të BE-së për të rekomanduar dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën.

Ai tha në Twitter: “Është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do ta afrojë fitoren tonë”.

Lideri ukrainas shprehu mirënjohje për shefen e Komisionit Ursula von der Leyen (por nuk komentoi rreth veshjes së saj).

Sipas Sky News, veshja e saj – një xhaketë e verdhë mbi një këmishë blu – mund të ketë qenë një e dhënë për nivelin e saj të mbështetjes për kandidaturën e Ukrainës.

Presidenti Zelensky shtoi se ai priste që udhëheqësit e qeverisë së BE-së ta miratonin propozimin javën e ardhshme.

Go to TOP